", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/22/auto_G32dEBUWgAAxq2H-675x4501761125521.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Makina të djegura dhe sulme ndaj policisë/ Emigranti sulmoi seksualisht 10-vjeçaren, protesta të dhunshme kundër azilkërkuesve në Irlandë

Protesta të dhunshme u mbajtën mbrëmjen e djeshme në jugperëndim të Dublinit, ku rreth 2 mijë protestues kundër emigrantëve u mblodhën jashtë një hoteli ku strehoheshin azilkërkuesit.

Një furgon policie u dogj, ndërsa oficerët e policisë u sulmuan me shishe, tulla dhe fishekzjarre.

Protesta u nxit nga arrestimi i një azilkërkuesi 26-vjeçar të akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 10-vjeçare pranë vendit të ngjarjes.

Sipas autoriteteve, turma mbante flamuj irlandezë dhe slogane anti-emigrantë si “Nxirrini jashtë!” dhe “Jetët irlandezë kanë rëndësi”.