Conte gjen justifikim për poshtërimin e Napolit në Champions
Skuadra e Napolit pësoi humbje të thellë 6-2 ndaj PSV-së në ndeshjen e Champions League.
Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes gjeti disa justifikime në lidhje me këtë humbje të turpshme.
Ai fajin kryesor e lë të lojtarët e rinj, pra tek ata që i transferoi gjatë afatit kalimtar të verës.
“Të sjellësh nëntë lojtarë të rinj në dhomën e zhveshjes nuk është e lehtë. Ky është niveli. Liga e Kampionëve e ofron këtë nivel. Kemi pak për të thënë, por shumë për të punuar.
Ky vit do të jetë paksa i komplikuar, por s’duhet të dëshpërohemi. E hapëm afatin kalimtar sepse ishim të detyruar. U përpoqëm të sillnim lojtarë të rinj, duhet kohë dhe durim. Veteranët që arritën suksesin e vitit të kaluar, duhet të jenë të mirë në udhëheqjen e grupit”, u shpreh Conte.
Skuadra italiane në tri ndeshje, ka fituar vetëm një dhe ka grumbulluar tri pikë.