Grabitja në Muzeun e Luvrit/ Prokurorja e Parisit: Bizhuteritë mbretërore kapin vlerën prej 88 milionë eurosh
Prokurorja Parisit ka ndarë detaje nga hetimet e deritanishme lidhur me grabitjen e bujshme në Muzeun e Luvrit.
Sipas prokurores Laure Beccuau, xhevahiret e kurorës kanë një vlerë prej 88 milionë eurosh, por se vlerësimi monetar nuk përfshin vlerën e tyre historike për Francën.
Prokurorja, zyra e së cilës po drejton hetimin, tha se rreth 100 hetues janë përfshirë tani në kërkimin e policisë për të dyshuarit dhe xhevahiret, pas vjedhjes së së dielës nga muzeu më i vizituar në botë.
“Keqbërësit që morën këto gurë të çmuar nuk do të fitojnë 88 milionë euro nëse do të kishin pasur idenë shumë të keqe për çmontimin e këtyre gurëve të çmuar. Ndoshta mund të shpresojmë se ata do ta mendojnë këtë dhe nuk do t’i shkatërrojnë këto gurë të çmuar pa arsye”,-tha prokurorja një intervistë me transmetuesin ‘RTL’.
Janë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e Luvrit dhe nëse kamerat e sigurisë mund të kenë dështuar, pasi hajdutët thyen një dritare, vitrinat dhe duke ikën bashkë me gurët e çmuar napoleonikë të dielën në mëngjes.
Tetë objekte u vodhën, sipas zyrtarëve: një diademë zafiri, një gjerdan dhe një vath i vetëm nga një set i ngjashëm i lidhur me mbretëreshat franceze të shekullit të 19-të Marie-Amelie dhe Hortense, një gjerdan smeraldi dhe vathë nga seti i ngjashëm i Perandoreshës Marie-Louise, gruaja e dytë e Napoleon Bonapartit, një brosh relike dhe diadema e Perandoreshës Eugenie.