EMRI/ Me automatik me vete në makinë, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Matit, teksa qarkullonte me automatik në makinë.

Sipas Policisë, i riu u kap në flagrancë, pas informacioneve se 25-vjeçari, Denis Kuka po qarkullonte me armë zjarri me vete.

‘Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin’, thuhet në njoftimin e  Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Mat

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bridge”.

U kap në flagrancë, duke qarkulluar me armë zjarri gjysmë automatike, në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.