Autobusët përplasen ‘kokë më kokë’, më shumë se 60 të vdekur në Ugandë

Gjashtëdhjetë e tre persona kanë vdekur pasi disa automjete u përplasën në një autostradë kryesore në Ugandë, tha policia të mërkurën.

Dy autobusë që udhëtonin në drejtime të kundërta u “takuan ballë për ballë”, ndërsa përpiqeshin të parakalonin dy automjete të tjera – një kamion dhe një makinë – në autostradën Kampala-Gulu, sipas Forcës Policore të Ugandës.

Njëri nga autobusët u devijua në një përpjekje për të shmangur një përplasje, por gjatë këtij procesi shkaktoi një "përplasje ballë për ballë", që çoi në një "reaksion zinxhir" në të cilin automjetet e tjera humbën kontrollin dhe u përmbysën.

Përveç viktimave, pasagjerët e automjeteve të përfshira dhe disa të tjerë u plagosën, tha policia. Një hetim është nisur.

Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme në qytetin perëndimor të Kiryandongos.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Julius Hakiiza, ia atribuoi aksidentin një autobusi që po "përpiqej të parakalonte" një automjet tjetër.

Ai i tha BBC-së se autobusi ishte përplasur ballë për ballë,  “me një autobus tjetër që po vinte nga një drejtim tjetër”.

Ai shtoi se në aksident janë përfshirë katër automjete.

Autostrada midis kryeqytetit Kampala në jug dhe qytetit verior Gulu, është një nga më të ngarkuarat në vend.

Pas aksidentit, policia u ka bërë thirrje shoferëve të shmangin "parakalimet e rrezikshme dhe të pakujdesshme".

Tha se kjo "mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në vend"./ BBC.