Reshjet e dendura të shiut paralizojnë qarkullimin në Lezhë
Rajoni i Lezhës është zgjuar këtë të mërkurë nën reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar vështirësi tëdha në qarkullimin rrugor. Fluksi i madh i automjeteve, dhe kushtet e pafavorshme atmosferike, ka sjellë bllokime kryesisht në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Në disa zona trafiku është paralizuar për minuta të tëra, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të shumta për drejtuesit e mjeteve.
Kushtet e motit pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe gjatë orëve në vijim, ndaj rekomandohet kujdes maksimal në lëvizje, për të shmangur incidentet dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.