Pista shqiptare e atentatit/ Ranucci flet për SYRI TV: Kam lexuar një shënim të Antimafias se ...

Gazetari Italian Sigfrido  Ranucci, ndaj të cilit pak ditë më parë u bë një atentat me eksploziv  ka folur për gazetarin e SYRI TV në Romë, Alba Kepi në protestën e organizuar mbrëmjen e sotme.

I pyetur në lidhje me pistën shqiptare të hetimeve, Ranucci shprehet se do të ishte budallallëk për të bërë një gjë të tillë, për të tërhequr vëmendjen, por sipas tij, ka dëgjuar për një shënim të DIA-s se shqiptarët mund të reagonin pas investigimit të ‘Report’, por siç edhe thekson ai, këtë shënim nuk e ka parë me sytë e tij.

Alba Kepi: Sigfrido, kur biseduam më tregove për territorin ku ndodhi dhe që lidhet shumë me trafikun e drogës shqiptar.

Sigfrido  Ranucci: Nuk e them unë, e thonë ngjarjet e kronikës, kanë qenë vrasje, është një zonë ku, fatkeqësisht, ka një prani të rëndësishme të shitjes së drogës. Kjo si e gjithë bregdeti i Lanciës, është një fakt, por duhet të të them të vërtetën, jam shumë i menduar/ i shqetësuar për pistën shqiptare, sepse mendoj se do të ishte budallaçe të bëje një atentat në një zonë me një prani kaq të fortë, aktivizon vëmendjen. Pra kjo më shqetëson. Dhe një nga gjërat që më nervozojnë më shumë është se nuk arrij të kuptoj qëllimin e këtij akti.

Alba Kepi: Por sot ‘La Repubblica’ përmend një emër të rëndësishëm; ndoshta DIA ka nisur një paralajmërim për një emër të rëndësishëm si Artur Shehu, i cili ka qenë...

Sigfrido Ranucci: Artur Shehu ka qenë personazh në hetimet tona të kaluara; nga sa kam kuptuar, do të ekzistonte madje edhe një notë e DIA-s ku flitet për një mundësi reagimi të Shehut, i cili për ne është i njohur/ka lidhje me ne. Por nuk e kam lexuar këtë gjë, jam plotësisht i painformuar rreth saj.