Atentati me tritol ndaj Ranuccit, gazetarë, deputetë, senatorë të forcave opozitare dalin në protestë
Mbi 200 gazetarë janë vrarë në Gaza për shkak të profesionit të tyre, një ngjarje që ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar të mediave.
Në një tubim që po organizohet për këtë çështje ishin figura të njohura politike dhe mediatike italiane, duke përfshirë Elly Schlein nga Partia Demokratike, Giuseppe Conte i Lëvizjes 5 Yje, Angelo Bonello nga Alleanza Verde, si dhe Riccardo Magi nga +Europa.
Nga raportimet egazetares së Syri, Alba Kepi, mësojme se gjithashtu, investigatori i njohur Sigfrido Ranucci po merr pjesë në këtë organizim në lidhje me sigurinë e gazetarëve.
Kujtojmë se ai vjen pas një atentati ndaj tij para disa ditësh. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se sulmi mund të ketë lidhje me mafian shqiptare, për shkak të investigimeve të Ranuccit mbi aktivitetet e saj në emisionin e tij. Ky i fundit pritet të flasë edhe në lidhje me këto pista hetimesh.