Sulmohet dhe grabitet në Gjermani, autobusi me udhëtarë nga Shqipëria
Grabitës të paidentifikuar kanë ndaluar një autobus udhëtarësh në Bavari dhe më pas grabitën pasagjerët, të gjithë qytetarë shqiptarë!
Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të së hënës në autostradën A93, në qarkun Kelheim.
Sipas informacioneve të BILD, tre të dyshuarit e detyruan një furgon të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite. Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.
Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet. Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.
Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes. Ende nuk dihet sa para kanë arritur të marrin autorët.
‘Pas grabitjes, të dyshuarit u larguan me një makinë të bardhë tip VË, në drejtim të Mynihut’, tha një zëdhënës i policisë për BILD.
Në automjetin e grabitësve dyshohet se ishte vendosur një targë me shkronjat ËR, që i përkasin qytetit Ëernigerode (Sachsen-Anhalt).
Shoqata e Operatorëve të Autobusëve të Bavarisë (LBO) njoftoi:
‘Raste të tilla, të ngjashme apo të mëparshme, nuk na janë të njohura – as në Bavari, as në nivel kombëtar. Kështu që bëhet fjalë për një rast krejtësisht të veçantë, rrethanat e të cilit duhet ende të hetohen nga autoritetet.’
Sipas informacionit që BILD mori nga Prokuroria e Regensburgut, autobusi kishte ardhur nga Barcelona dhe udhëtonte për në Shqipëri, duke kaluar nga Zyrihu.
Të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë. Përveç parave dhe dokumenteve, nuk janë grabitur sende të tjera, sipas të dhënave paraprake.
Kërkimi për automjetin e arratisjes nuk ka dhënë rezultat deri më tani.
Policia nuk ka dhënë detaje të reja as të martën.
Rastin e ka marrë në dorë Kriminalpolicia e Landshutit, e cila kërkon ndihmën e qytetarëve: ☎️ 0871-92520.