Fundi i luftës/ Rusia i dërgon ShBA-së 'non paper' me kërkesat

Rusia i ka përsëritur kushtet e saj të mëparshme për arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Ukrainën përmes një komunikate private të njohur ndryshe edhe si “non paper” dërguar Shteteve të Bashkuara në fundjavë, i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” dy zyrtarë amerikanë.

Në këtë “non paper” ritheksohet kërkesa e Rusisë për ta marrë nën kontroll tërë rajonin e Donbasit, tha njëri nga zyrtarët amerikanë.

Ky pozicion praktikisht e hedh poshtë qëndrimin e tanishëm të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje që vija e frontit të ngrihet sipas pikave aktuale.