Zhegrova në listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Juventusi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” do të përballet nesër në orën 21:00 me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Pjesë e listës së futbollistëve të ftuar te Juventusi është edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili së fundmi pati një lëndim që e vuri në pikëpyetje aktivizimin e tij.