Incineratori i Fierit/ Gjykata e Lartë kthen dosjen në Apelin e GJKKO: Të rishqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese!

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e GJKKO, duke bërë rikthimin e dosjes së inceneratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm.

Shkalla e tretë e gjyqsorit, vendosi në dhomë këshillimi të rikthejë sërish çështjen në Apel me tjetër trupë gjykuese.

Rekurs në Gjykatën e Lartë kishin ushtruar jo vetëm SPAK, por dhe avokatët e të pandehurve.

Prokuroria e Posaçme, hetimet për inceneratorin e Fierit i mbylli në dhjetor të vitit 2022. Sipas gjetjeve të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan miliona euro për punë që nuk u kryen asnjëherë.