Arrestimi i Bajramit/ Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë, çështja i kalon...

Disa ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, pas deklaratave në sallën e gjyqit, nën dyshime se ka kërcënuar prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore, Prokuoria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë.

Tashmë çështja në ngarkim të tij, i është kaluar Prokurorisë së Tiranës, pasi organi i akuzës së Elbasanit, pretendon për konflitk interesi në hetimin dhe shqyrtimin e çështjes ndaj avokatit Bajrami.

Pas ndalimit të avokatit Ulian Bajrami, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nisur verifikimin me iniciativë, mbi atë se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

Edhe këtë të hënë, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërcënoi me bojkot të gjyqëve me muaj, në rast të një precedenti të ngjashëm me ‘Bajramin’.