Dogjani: E gjithë administrata publike ishte në fushatë për të mbledhur vota për qeverinë.....
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri tv ka qenë ish deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani.
Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai tha se, “kryministri ka vendosur gjthkund, njerëzit që i kontrollon, njerëzit që ushtron presion ndaj tyre”. “Dhe këto do të presim neve edhe nga Komisoneri i Sherbimit Civil”, tha ish deputeti.
Asllan Dogjani: Në fakt unë desha të flas në radhë të parë mbi rolin dhe rëndësinë që ka Komisioneri i Shërbimit Civil. Dhe ndërkohë doja të krahasoja pak shtetin si një familje. Në qoftë se në një familje i zoti i shtëpisë është hajdut, është pijanec, i poshtër. Atehërë edhe kalamajtë nuk kanë ku me shku. Sepse atë edukatë marrin. Dhe unë nuk pres asgjë nga Komisioneri i Shërbimit Civil apo nga gjithë drejtuesit e institucioneve apo ministrave, kur unë shof kryeministrin, i cili është i pari i këtij vendi, i cili vjedh votat. Përdor një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve, ndaj prokurorvëe. Kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe mbi bazën e kësaj mënyre të sjelluri, po të shikosh, kështu sillen edhe institucionet poshtë. Pra po të shohim edhe rastin e fundit në Elbasan, ku prokurori guxon dhe arreston avokatin i cili ishte në mbrojtje të të drejtave të klientit të tij në një seancë gjyqsore, e bën ai prokurori sepse shef edhe kryeministrin lart. Pra desha të bëj një krahasim. Çfarë do të presim ne nga këto. Asgjë nuk do të presim. Sepse kryministri ka vendosur gjthkund, njerëzit që i kontrollon, njerëzit që ushtron presion ndaj tyre. Dhe keto do të presim neve edhe nga Komisioneri i Shërbimit Civil.
Tani të flasim çfarë është shërbimi civil për qyteterët. Sepse qytetarët jo të gjithë e dinë se çfarë thotë ligji për shërbimin civil. Komisioneri është një organ kushtetues i pavarur që zgjdhet nga kuvendi me tre të pestat e votave. Që do të thotë që është një institucion që do duhet të jetë i pavaruar dhe neutral dhe që do të duhet të kërkojë zbatimin e ligjit nga e gjithë administrata publike.
Por çfarë kemi sot, ne kemi një admnistratë publike e cila kontrollohet nga Kryeminsitri. Ne e pamë admnistartën publikë gjatë proceseve zgjedhore, por edhe tani. E gjitha administrata publike ishte në fushatë për të mbledhur vota për qeverinë.....