Operacion masiv në Salento kundër krimit të organizuar: Të arrestuar për trafik dhe plagosje. Mes tyre edhe një shqiptare
Goditje e rëndë ndaj krimit të organizuar në Salento/ Megaoperacion i Karabinierisë
Një grua shqiptare është ndër personat e përfshirë në masat e ndalimit të ekzekutuara nga Karabinieria e Komandës Provinciale të Leçes në kuadër të një operacioni të madh kundër krimit të organizuar, i cili është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në provincën e Leçes dhe në komunat Gallipoli, Nardò, Galatone, Sannicola dhe Seclì.
Karabinierët po zbatojnë urdhra arresti të lëshuara nga Gjykata e Leçes, me kërkesë të Prokurorisë së Republikës, Drejtoria Antimafia Rajonale, ndaj personave të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë: pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike, mbajtje dhe shpërndarje të drogës, grabitje me armë, tentativë për zhvatje, zjarrvënie, plagosje të rënda e të gjitha të kryera me rëndesęn e metodës mafioze.
Gazetarja Alba Kepi raporton për Syri TV se peracioni përfshiu më shumë se 120 efektivë të Karabinierisë së Leçes, me mbështetjen e njësive të specializuara, Reggimentin e 11-të të Karabinierëve “Puglia”, njësinë e qenëve nuhatës nga Modugno (Bari), skuadrën ajrore “Cacciatori Puglia” dhe helikopterët e bazës Bari Palese.
Personat e arrestuar:
Antonio Duma (64 vjeç, i njohur si “Papà”), Marco Alemanno (30), Antonio Franco Calignano (43), Felice Inno (30, i njohur si “Happy”), Antimo Marzano (41), Andrea Mele (65, i njohur si “Pippi”), Luca Elio My (41), Massimo Cosimo Schirinzi (50), Alberto Simone (27) dhe Gabriel Tanasa (31, me origjinë rumune).
Në arrest shtëpie:
Ndër ta është edhe Xhulja Hasaj, 34 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe rezidente në Nardò. Gjithashtu, Ilaria De Razza (48), Graziana Garacci (38), Emanuele dhe Francesco Lemanno (35 dhe 25 vjeç), Federico Marra (27), Mattia Marzano (34), Giuseppe Mele (65) dhe Alina Stamate (35, me origjinë rumune).