Po përgatiteshin për akte sabotimi, Polonia arreston tetë të dyshuar

Shërbimet polake të sigurisë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përgatitje për të kryer akte sabotimi në rajone të ndryshme, tha të martën kryeministri Donald Tusk.

Zyrtarët kanë thënë se Polonia është shënjestruar me taktika të tilla si zjarrvënie dhe sulme kibernetike, në një "luftë hibride" të zhvilluar nga Rusia për të destabilizuar vendet që mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, e cila i ka mohuar akuza të tilla.

 “ABË (Agjencia e Sigurisë së Brendshme), në bashkëpunim me shërbime të tjera, arrestoi tetë persona në pjesë të ndryshme të vendit ditët e fundit, të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit”, shkroi Tusk në X.

"Aktivitetet e mëtejshme operative po vazhdojnë", shtoi ai, por nuk dha detaje.

Në X, ministri përgjegjës për shërbimet speciale, Tomasz Siemoniak, tha: "Çështjet ... kanë të bëjnë me zbulimin e objekteve ushtarake dhe elementëve kritikë të infrastrukturës, përgatitjen e mjeteve për të kryer akte sabotimi dhe ekzekutimin e drejtpërdrejtë të sulmeve."/ Reuters.