Muzeu i Luvrit mohon se kishte kërkuar bashkëpunim me inteligjencën izraelite
Ekipi menaxhues i Muzeut të Luvrit mohoi sot se ka kontaktuar firmën private të inteligjencës izraelite CGI Group për të hetuar vjedhjen e bizhuterive me vlerë, raportuan sot mediat franceze.
Firma private e inteligjencës izraelite CGI Group tha më herët sot se muzeu i Luvrit në Francë ka kërkuar ndihmën e saj në gjetjen e artefakteve që u vodhën të dielën.
“Ekipi menaxhues i Luvrit na ka kërkuar të zbulojmë identitetin e personave të përfshirë në vjedhje dhe të rikuperojmë artefaktet e vjedhura”, tha drejtori ekzekutiv i CGI Group, Zvika Naveh, raportoi më herët sot gazeta The Times of Israel.
Luvri i mohoi këto akuza të grupit izraelit CGI, raportoi portali BFMTV.