Përfundon numërimi, Hyseni i merr mbi 50% të votave të Diasporës
Edhe në Gjilan ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës.
Alban Hyseni i VV’së ka marrë 51.76 përqind të votave të diasporës apo 707 vota, shkruan Reporteri.net.
Pas tij renditet Arbër Ismaili i LDK’së me 36.53 përqind apo 499 vota, pasuar nga Riad Rashiti i PDK’së me 9.08 përqind apo 124 vota.
Renditja është e njëjtë edhe tek rezultatet e përmbledhura.
Hyseni renditet i pari me 49.82 përqind, Ismaili i dyti me 34.31 përqind dhe Rashiti i treti me 12.15 përqind.
Bazuar nga rezultatet e KQZ’së, Hyseni dhe Ismaili do të përballen në balotazh me 9 nëntor.