‘Abuzim monstruoz me tenderin për aeroportin e Vlorës’/ Bushati: Një gropë e madhe për përfitime private...

Abuzimi me tenderin e aeroportit të Vlorës, ishte fokusi i debatit në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV. Analisti Andi Bushati, u shpreh ky debat aktual mbi aeroportin e Vlorës nuk është thjesht një përballje midis biznesmenësh, por një çështje që prek thellë interesin publik dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, në vend që të diskutojmë se ‘kush ka dhënë para e kush ka marrë’, duhet të shqyrtojmë nëse projekti i aeroportit po përfundon brenda afateve dhe nëse është i ndërtuar në mënyrë ligjore dhe transparente.

Andi Bushati: Mënyrë më të mirë për të trullosur publikun dhe për të shpëtuar qeverinë, është që këtë debat ta diskutojmë si një sherr midis dy biznesmenëve që kush ka dhënë ca para e kush ka marrë ca para. Në fakt, opktika është krejt tjetër. Ne nuk duhet të flasim nga interesi i asnjë prej biznesmenëve por nga interesi publik. Interesi publik ka disa etapa.

E para: kemi aeroport? Ka shanse që të mbarojë aeroporti brenda afateve? JO!

Shkut thoshin këta, por nuk janë bërë më shumë se gjysma e punës...Tani atë do ta shohim por thonë që as pista nuk është e kalueshme nga kontrollet ndërkombëtare.

E dyta: para se ti hyjmë nëse e ka fajin apo të drejtën Pacolli apo ortaku i tij, duhet të shohim historinë. Çfarë është kjo ngjarje? Ne kemi një bandë vendimmarrëse që dalin në zyrë me një mendim: Ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë ndonjë lekë sot. Si inceneratori është edhe kjo...ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë lekë sot.

Po ta shikosh historinë e aeroportit të Vlorës, nuk është vetëm tek tenderi. Daton që në vitin 2017. Edi Rama ka çuar në 2017 një ligj special, si ligji ‘fusha për teatrin’, për tia dhënë një kompanie me emër. Është bërë 1 vit debat për këtë punë...

Që këtu fillojmë: Kjo është një gropë që do të nxjerrim para!  Pastaj do të vijmë tek tenderi që thotë Mandi...Po ti hysh dokumenteve të tenderit që fitoi pacolli dhe një kompani turke, është skandal. Kompania angleze po e ankimon sot. Ka shkuar çështja deri në parlament Evropian.