‘Formulari i patronazhistëve për administratën’/ Strazimiri: OSBE e denoncon! Strakosha: S’na kanë njoftuar
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka vënë me shpatulla pas muri, Komisioneren për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, gjatë raportimit në komisionin parlamentar, në lidhje me përdorimin e formularëve për vota me të cilët patronazhistët kanë shantazhuar administratën publike.
Në fjalën e tij, Strazimiri i ka sjellë në vëmendje Strakoshës se OSBE/ ODIHR e ka denoncuar ashpër këtë fenomen të përhapur në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri që kur Edi Rama erdhi në pushtet, por Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil është shprehur se ‘ajo nuk vëzhgon zgjedhje dhe OSBE/ ODIHR nuk i ka njoftuar’.
Postimi i plotë:
Raportoi sot në Kuvend!
Tha se "nuk ka dijeni në asnjë lloj forme" (?!) që punonjësit e administratës, sa herë ka zgjedhje, detyrohen të plotësojnë një formular ku shkruajnë emrat e familjarëve, të cilët patronazhohen, detyrohen, shtrëngohen për të votuar për qeverinë...
Kur i thua "OSBE/ODIHR dëshmon që administrata mbledh vota për PARTINË- SHTET", të përgjigjet "unë nuk vëzhgoj zgjedhje, OSBE/ODIHR nuk na ka njoftuar"...
KAQ!