‘Orgjia me princin Andrew’/ Detaje nga libri tronditës i Virginia Giuffre: Do vdisja si skllave seksi
Nga Stefan Schneider, BILD
Ajo ishte e re. E ndjeshme. E kapur në një botë pushteti, seksi dhe heshtjeje. Virginia Giuffre, e cila u vetëvra në moshën 40-vjeçare, gruaja që akuzoi Princi Andrew për abuzim seksual, ngre sërish zërin e saj.
Gati gjashtë muaj pas vdekjes, dalin kujtimet e saj: “Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice” (Vajzë e askujt: Kujtime për t’i mbijetuar abuzimit dhe për të luftuar për drejtësi).
Një libër që tremb mbretër, të pasur dhe të pushtetshëm të kësaj bote. Virginia shkruan se kishte besuar se do të vdiste “si skllave seksuale”.
Ajo ishte ende adoleshente kur takoi Jeffrey Epstein, financieri famëkeq, i dënuar për abuzim seksual me të mitur. Përherë pranë Epstein ishte Ghislaine Maxwell (63 vjeç), krahu i djathtë i tij, tashmë e dënuar me 20 vjet burg. Giuffre përshkruan një sistem kontrolli, dhune dhe heshtjeje. Ajo thotë: “Vajzat duhej të dukeshin si fëmijë”. Edhe çrregullimi i saj i të ngrënit ishte “inkurajuar” që të dukej më e re.
Në shënimet e saj, ajo përmend emra. Emra të pushtetshëm. Mes tyre: Princi Andrew. Ajo pretendon se është detyruar tre herë të kryejë marrëdhënie seksuale me djalin e Mbretëreshës Elizabeth II. Princi, i cili në vitin 2022 arriti një marrëveshje financiare prej rreth dymbëdhjetë milion dollarësh, por pa pranuar fajin. Ai e mohon aktin deri sot.
Por përshkrimet e Giuffre janë tronditëse në detaje. Ajo shkruan se si Maxwell e zgjoi në mars të vitit 2001 dhe i tha: “Sot është një ditë e veçantë. Do të takosh dikë – si Hirushja me princin”. Pak më vonë: takimi me Andrew.
Në atë kohë, 41-vjeçari duhej të gjente moshën e Virginia-s. Ai e vlerësoi saktë: 17. “Bijat e mia janë vetëm pak më të vogla se ti”, thuhet se i ka thënë Andrew. Më vonë atë natë, ata shkuan me Epstein dhe Maxwell në klubin londinez “Tramp”. “Ai po djersinte shumë”, shkruan Giuffre. Në rrugën e kthimit, Maxwell i tha asaj: “Kur të kthehemi, do të duhet të bësh për të atë që bën për Jeffrey-n”.
Në shtëpi thuhet se ka ndodhur marrëdhënia seksuale. “Ai ishte i sjellshëm, por kërkues – si të ishte e drejta e tij e lindur”, shkruan ajo. Të nesërmen në mëngjes, Maxwell i tha: “E ke bërë mirë. Princi u argëtua”.
Giuffre kujton: “U ndjeva e zbrazët – dhe e pistë”. Thuhet se Epstein i ka paguar 15.000 dollarë. “Shumë para”, shkruan ajo me hidhërim.
Ajo pretendon se ka takuar Andrew-n një herë të dytë në shtëpinë e Epstein në Nju Jork.
Dhe një herë të tretë – në një orgji në ishullin privat të Epstein “Little Saint James”, që ai vetë e quante “Little Saint Jeff’s”.
“Epstein, Andy, tetë vajza të reja dhe unë bënim seks me njëri-tjetrin”, shkruan ajo. Vajzat e tjera pothuajse nuk flisnin anglisht. Epstein qeshte për këtë: “Me to është më e lehtë të merresh vesh”.
Po aq tronditëse: “Epstein nuk ka përdorur kurrë prezervativ. Dhe burrat, tek të cilët ai dhe Maxwell më shisnin, as ata nuk e përdornin”.
Pas ngjarjes traumatike, Virginia humbi fëmijën e saj. Ajo kujton: “U zgjova në një pellg gjaku”. I thanë se kishte pasur një abort spontan. “Mjeku tha se ndoshta kurrë nuk do të mund të kem fëmijë”.
Nuk ka asnjë tregues që Andrew mund të ketë qenë babai. Por fjalët e Giuffre janë një akuzë dhe një trashëgimi njëkohësisht.