SYRI TV/ Dita e gjashtë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja e 3 grevistëve, refuzojnë spitalin

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në Marinzë. Në ditën e gjashtë të kësaj greve, tre nga 10 grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, ndërkohë që ata kanë refuzuar që të shtrohen në spital, pasi shprehen të vendosur për ti shkuar grevës deri në fund, deri sa kërkesat e tyre për paga më të mira, të plotësohen

SYRI TV

Grevistët e urisë në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë po përballen me orë të vështira.  Mësohet se të dhjetë anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, temperaturë, lodhje, marramendje dhe dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre janë detyruar të marrin injeksione. Mjekët kanë rekomanduar shtrimin e tyre në spitalin e Fierit, por grevistët kanë refuzuar me vendosmëri, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat që i kanë detyruar të ndërmarrin këtë akt ekstrem.

“Ne jemi të vendosur deri në fund, edhe nëse kjo na kushton jetën”, është mesazhi që grevistët përsërisin përmes përfaqësuesve të tyre, ndërsa jashtë ambjenteve të sindikatës, kolegët e tyre naftëtarë vijojnë bojkotin e punës si formë mbështetjeje për kauzën. Kontaktet e grevistëve me familjet kanë qenë të pakta. Disa kanë folur me fëmijët në telefon, ndërsa lotët e tyre kanë treguar qartë shqetësimin e tyre

Nderkohe njeri prej naftetret protestues i cili i është bashkuar grevës me bojkot te punes, ka humbur ndenjat dhe eshte derguar ne qendren spitalore te kompanise per ndihme mjekesore. Josif Lino se bashku me punonjes te tjere te fushes naftembjatjes prej ditesh protestojne per kushte me te mire pune dhe paga me te larta ndersa jane solidariuzar me grevistet.

Një inxhinier i fushës së naftës, pjesë e grupit protestues, shprehet se situata e krijuar nuk prek vetëm punonjësit, por edhe vetë vendburimet.

Ndërkohë që gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet, zërat e solidaritetit me ta po shtohen. Por për momentin, palët duket se mbeten në ngërç, ndërsa tensioni në Marinzë sa vjen e rritet.