Thomas Muller i gatshëm të rikthehet në Mynih si drejtues: Dua që të shpërblej klubin
Thomas Muller aktualisht është në garë për titullin kampion në MLS me Whitecaps, por në të ardhmen pranoi se dëshiron që të rikthehet në Mynih.
Ish-sulmuesi i Bayern, gjatë një interviste të dhënë për mediet gjermane, ka thënë se brenda pak vitesh e shikon vetën në Mynih.
“Bayern-it i detyrohem shumë, sigurisht që një ditë dua që të rikthehem në Mynih dhe të jap diçka për këtë klub që bëri aq shumë për mua”, tha 36-vjeçari.