'Ka ikur shteti për lesh'/ Qarri: Në Lushnje nderojnë kriminelë, në Parlament flasin nënat e të shumëkërkuarve, mediat lajnë paratë e...
Gazetari Flavio Qarri ka shpërndarë një status kritik në rrjetet sociale, ku ka denoncuar një sërë ngjarjesh që tregojnë për degradimin e institucioneve shtetërore në vend.
“Në Lushnje dekorohet nga bashkia një kriminel gjakatar komunist. Në Parlament raporton komisionerja për mbikëqyrjen e shërbimit civil që është nëna e të shumëkërkuarit Amant Josifi, ortak me vëllain e Kryeministrit në skemat piramidale me call center dhe mbron qeverinë në raportimin e saj,” shkruan Qarri në statusin e tij.
Ai vijon më tej duke përmendur se “në Durrës, drejtoresha e Kadastrës dënohet me 7 vite burg, por nuk do të flejë asnjë natë në qeli, ndërkohë që krimi i organizuar ka bërë fushë të lirë për ricaktimin e pronave”.
Në fund, gazetari përmend edhe një tjetër çështje që lidhet me botën e medias dhe showbizit: “Luana Vjollca, 1 milion euro pastrim parash me emisionin te Vizioni, për llogari të trafikantëve të kokainës. Dhe është akoma e hënë…”
Qarri e mbyll reagimin e tij me pyetjen retorike:
“A ka ndonjë gjë që të paktën të krijojë iluzionin e një shteti dhe jo të një shthurje totale?!”
Postimi i plotë:
Na ka ikur shteti për lesh
Në Lushnje dekorohet nga bashkia një kriminel gjakatar komunist.
Në parlament raporton komisionerja për mbikqyrjen e shërbimit civil që është nëna e të shumëkërkuarit Amant Josifi, ortak me vëllain e Kryeministrit në skemat piramidale me call center dhe mbron qeverinë në raportimin e saj.
Në Durrës drejtoresha e Kadastrës dënohet me 7 vite por nuk do flejë asnjë natë në qeli edhe pse në Durrës krimi i organizuar e ka bërë fushë të lirë për ricaktimib e pronave.
Ndërkohë Luana 1 milion euro pastrim parash me emisionin te vizioni për llogari të trafikantëve të kokainës. Dhe është akoma e hënë…
A ka ndonjë gjë që të paktën të krijojë iluzionin e një shteti dhe jo të një shturje totale?!