Kërkoi pavlefshmërinë e akteve të SPAK/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lë në fuqi vendimin për ...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pati kërkuar pavlefshmëri të akteve të SPAK.

Në vendimin e kësaj të hënë, 20 tetor, Apeli i GJKKO thotë se ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor nga trupa gjykyese me shqyrtim monokratik, Engert Pëllumbi, i cili nuk pranoi kërkesën e Veliajt për ‘pavlefshmërinë e veprimeve hetimore”.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:

- Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.