Witkoff: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 50 miliardë dollarë
Ndihmësi i Trump, Steve Witkoff, sugjeron se nuk do të jetë e vështirë për vendet e pasura në Lindjen e Mesme të mbledhin fonde për të rindërtuar Gazën, ku Izraeli ka shkatërruar më shumë se 80 përqind të ndërtesave.
Ndërkohë, disa mbrojtës të të drejtave të njeriut kanë argumentuar se Izraeli duhet të paguajë për rindërtimin e Gazës si palë përgjegjëse për dëmet e shkaktuara.
“Vlerësimet janë në rangun e 50 miliardë dollarëve. Mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon”, tha Witkoff.
Sakaq, Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë për në Izrael këtë të hënë.