Testi më i madh i armëpushimit që nga hyrja në fuqi

Pak më shumë se një javë pasi armëpushimi hyri në fuqi, kjo ishte prova e saj më e madhe deri më tani.

Duke folur me gazetarët në Air Force One, Presidenti Donald Trump sugjeroi që udhëheqësit e Hamasit nuk ishin përgjegjës për shkeljet dhe fajësoi "disa rebelë brenda".

“Do të trajtohet me ashpërsi, por siç duhet”, shtoi ai.

Ushtria izraelite nisi dhjetëra sulme ajrore pasi tha se trupat e saj që vepronin në Rafah në Gazën jugore u sulmuan nga luftëtarët e Hamasit duke përdorur një raketë antitank dhe të shtëna me armë zjarri.

Por brenda pak orësh, ajo tha se kishte rifilluar zbatimin e armëpushimit.

Mediat izraelite thanë se një vendim për të mbyllur vendkalimet e ndihmës në Gaza u anulua pas presionit të SHBA-së.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner pritej të ndodheshin në Izrael dhe do të takohen më vonë me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, po takohet me ndërmjetësuesit egjiptianë në Kajro për të diskutuar hapat e mëtejshëm në marrëveshjen e armëpushimit.