Shefja e politikës së jashtme të BE-së thotë se vizita e mundshme e Putinit në Hungari 's’është e mirë'
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se nuk është "mirë" që Presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, vend anëtar i BE-së, për bisedime mbi Ukrainën.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në Budapest.
Kallas u tha gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trump për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të takohet me udhëheqësin rus.
"Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë luftë", tha Kallas.
Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.
"Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë... të shohësh që një person ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian", tha Kallas, duke shtuar se "pyetja është nëse ka ndonjë rezultat".
Ministri i Jashtëm lituanez, Kestutis Budrys, tha se nuk kishte vend për Putinin në asnjë kryeqytet evropian.
"Vendi i vetëm për Putinin në Evropë është në Hagë, përpara gjykatës, jo në asnjë nga kryeqytetet tona", tha ai përpara takimit të ministrave.
Kallas e BE-së u tha gjithashtu gazetarëve se priste që paketa e 19-të e sanksioneve kundër Rusisë të miratohej këtë javë, por tha se miratimi nuk do të vinte të hënën./ Reuters.