Nga pakti i përçarjes te kriza ekonomike/ Andi Hoxhaj: Pse politikat e migracionit në BE po dështojnë?
Politikat e migracionit në Bashkimin Europian po kalojnë një krizë të thellë, e cila shkon përtej menaxhimit të kufijve dhe kërcënon vetë unitetin e bllokut. Analiza fillon me Paktin për Emigracionin dhe Azilin të 2024-ës, një legjislacion që ka shkaktuar një përçarje të qartë, me vende si Polonia dhe Hungaria që e kundërshtojnë atë hapur.
I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Daka, profesori Andi Hoxhaj, theksoi se ky kundërshtim është shndërruar në një retorikë të fuqishme politike, e përdorur për të fituar pikë në arenën e brendshme. Kjo përçarje po ndodh në një sfond alarmues: rritja e pandalshme e së djathtës ekstreme në të gjithë kontinentin, e cila e ka përdorur me sukses kartën e anti-emigracionit për të fituar zgjedhjet. Megjithatë, eksperti argumenton se emigracioni është vetëm një 'kokë turku'. Problemi i vërtetë që liderët europianë po dështojnë të adresojnë është kriza ekonomike dhe rritja galopante e kostos së jetesës. Kur qytetarët ndjehen të pasigurt ekonomikisht dhe nuk shohin zgjidhje nga qeveritë e tyre, narrativat që fajësojnë 'të huajin' bëhen lehtësisht të besueshme. Ky dështim i lidershipit për të ofruar siguri ekonomike po e shtyn Europën drejt një konfiguracioni politik gjithnjë e më radikal.
Intervista në studio:
Daka: Unë në fakt do të doja të ndaleshim tani tek pakti për emigrimin dhe azil kërkimin aprovuar në 2024-ën, kam përshtypjen se ka disa... pozita të cilat janë kundërshtuar me forcë nga disa vende anëtarë të Bashkimit Europian, kemi presidentin e Polonisë që i ka dërguar një letër Ursula Vonderlenit, ku thotë që kërkesa e saj për numrin e përvitshëm që duhet të presin këto vende rreth 30.000 emigrantë si dhe pagesa prej 20.000 eurosh për emigrantë në rast të refuzimit të këtij numri emigrantësh nuk është në përputhje me kushtetutën, kemi Poloninë, kemi Hungarinë, kam përshtypjen edhe Sllovakinë që po bëjnë një grup vendesh që kundërshtojnë këtë pakt ju. Si e komentoni një qëndrim të tillë dhe mendoni që është një thyerje jo vetëm në lidhje me paktin, por edhe në marrëdhënien e këtyre shteteve në Bashkimin Europian, duke qenë se bëhet fjalë për një gjë shumë të rëndësishme?
Hoxhaj: Atëherë këto vende kanë bërë shumë të qartë në politikën e tyre të jashtme që këto mund të kenë politika represive përsa i përket emigracionit dhe në rastin e Polonisë ne po shikojmë që kjo është një qasje ndër partiake sepse ishin edhe konservatorët më përpara po tani kemi dhe partinë e Tuskut dhe kanë krejtësisht një qasje të tillë që është antiemigracioni, kështu që kjo nuk është shumë habi që ata po e bëjnë këtë si qasje, por natyrisht që kjo nënvlerëson të gjithë iniciativën që është marrë për atë paktin e ri, por unë do të thoja që kjo si qasje e tyre është deri diku dhe një retorikë që ata po bëjnë, sepse përtej kësaj iniciative ata kanë marrë edhe një iniciativë tjetër që janë nëntë shtete ku kanë edhe kërkuar që të rishikohet konventa europiane për të drejtat e njeriut, që ta bëjë shumë herë më të lehtë që një njeri të depërtohet në vendin e origjinës, tani kjo natyrisht ngelet edhe për të negociuar, sepse fakti dhe pakti ka për tu aplikuar vitin që vjen, por kjo si iniciativë natyrisht që nuk është pozitive.
Çfarë pasoje do të ketë për paktin vetë në rast se do të përfshihen edhe vende të tjera në rastin e Sllovakisë, sepse kam përshtypjen Hungaria është pjesë ndërkohë dhe në rast se këto do t'i fitojnë, atëhere pastaj pakti në vetvete nuk është se do ketë ndonjë zhvillim shumë herë më pozitiv nga ky ligj edhe nga kjo politikë që kemi aktualisht, kështu që në vetvete thjesht do jetë një zgjatim asaj që neve kemi, i gjithë arsyetimi i paktit të ri ishte që të ishte shumë herë më i drejtë dhe... të kishte një qasje shumë herë më të unifikuar dhe fakti që këto vende duan të ndërhyjnë dhe duhet të ndryshojnë, kjo ka ka për të patur një impakt negativ përsa i përket koordinimit, por unë mendoj që kjo është pjesë retorikës së tyre, sepse ato kanë rritur shpesh retorikën, në qoftë se ne marrim edhe rastin e Polonisë, ata dhe po e përdorin në retorikën e tyre që Bjellorusia po e përdor emigracionin për të shtyrë në kufijtë e tyre dhe për ta destabilizuar vendin, natyrisht që aty ka disa të vërteta në to, por jo në atë masë që... ata po e bëjnë, kështu që kjo çdo gjë është për retorikë të brendshme, sepse në këto vende ne do kemi dhe zgjedhje shumë shpejtë.
Duke folur për zgjedhjet, çështja e emigracionit, problematika e emigracionit ka qenë kal fitoreje në betejat e një pjese të mirë të partive të djathta në shumë vende të Bashkimit Europian, duke filluar nga Franca, nga Gjermania e kështu me radhë, gjatë kësaj periudhe kur kjo e djathtë e ka fituar goxha terren, nga vota popullore, nga populli që nuk është fort i kënaqur le të themi me përmasat e emigracionit.