Medlir Mema: Katër arsyet strategjike pse SHBA po përplaset me Maduron në Venezuelë
Përplasja e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës së Nicolas Maduros nuk është thjesht një betejë ideologjike mes demokracisë dhe autoritarizmit.
I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Daka, analisti Medlir Mema zbulon një 'stuhi të përsosur' të interesave gjeopolitike që fshihen pas këtij konflikti, duke i ndarë në katër arsye kryesore.
1. **Kundërshtimi i Kinës:** Arsyeja parësore është rikthimi i SHBA-së në 'oborrin e saj të shtëpisë' për të kundërshtuar depërtimin diplomatik dhe ekonomik masiv të Kinës në Amerikën Latine gjatë dekadës së fundit.
2. **Loja e Naftës:** Si vend anëtar i OPEC, Venezuela ka një rol të rëndësishëm në tregun global të naftës. Duke pasur ndikim mbi Venezuelën, SHBA mund të manipulojë çmimet e naftës, një lëvizje strategjike që ndikon drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e ekonomisë ruse.
3. **Ndikimi i Politikës së Brendshme:** Figura të rëndësishme në administratën amerikane, si Senatori Marco Rubio, i cili ka lidhje të forta me komunitetet latino-amerikane, ushtrojnë presion për një qëndrim më të ashpër ndaj Maduros, duke u ndikuar edhe nga forcat opozitare venezuelase.
4. **Siguria dhe Emigracioni:** Çështjet e sigurisë kufitare, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm dhe aktivitetet e grupeve të narkotrafikut me origjinë nga Venezuela, shihen si një cënim i drejtpërdrejtë i sovranitetit amerikan, duke i dhënë administratës një justifikim të fortë për ndërhyrje. Këto katër elemente së bashku e bëjnë Maduron një 'shënjestër të lehtë' për të sinjalizuar rikthimin e fuqisë amerikane në rajon.
Intervista në studio:
Daka: Le të shkojmë në një vend tjetër si në Venezuelë, në Karaibe, në oborrin e shtëpisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një nga vendet ku sundon e majta, le të themi me Maduron dhe duket që të paktën gjatë javës që shkoi, CIA ka filluar disa operacione të cilat mund të kulmojnë edhe në rrëzimin e Maduros. A kemi një rikthim të politikës amerikane në këto vendet e Amerikës? Partia që tradicionalisht në të shkuarën në dhjetra vite më parë është shquar për rrëzimin pushteteve apo rrëzimin e presidentëve apo diçka më shumë kemi Trumpin, i cili nuk do të shoh asnjë le të themi të majtë në këtë zonë, cila është arsyeja e vërtetë e kësaj përplase dhe mund të përshkallëzohet ky moment?
Mema: Jo patjetër jo, zhvillimet në Venezuelë në fakt janë interesante, sepse siç thatë dhe ju shumë mirë, reflekton në një farë mënyre rikthimin në Shtetet e Bashkuara në Amerikën qendrore dhe jugore, pse është kjo e nevojshme? Sepse gjatë 10 viteve të fundit, Kina ka pasur, të themi një mësymje diplomatike, ekonomike dhe politike në atë rajon dhe ka zhvendosur plotësisht shtetet e bashkuara si partnerin kryesor tregtar me të gjithë këto shtetet, në Amerikën qendrore dhe jugore, kështu që unë do të thoja që arsyeja kryesore dhe arsyeja parë e angazhimit të administratës Trump në atë vend është pikërisht për Kinën, që Shtet e Bashkuara po rikthehen sërish. Në atë që është si that ju, oborri i shtëpisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra kjo është elementi i parë, elementi i dytë është fakti që Venezuela është një prej vendeve anëtare të OPEK-ut, pra të organizatës që është një bashkëpunim i vendeve prodhuese të naftës dhe si i tillë Venezuela ka një kartë të rëndësishme të themi për stabilitetin dhe stabilizimin e prodhimit të naftës në botë, jo vetëm në rajon dhe Shteteve të Bashkuara i duhet një një vend në afërsi, të cilin ai mund ta manipulojë për interesat e veta për të ndikuar sigurisht edhe sidomos edhe në çështjen e Rusisë sepse çmimi naftës ndikon edhe vazhdimësinë edhe qëndrueshmërinë e ekonomisë ruse dhe nëse mund të manipulohet tregu naftës, manipulohet pastaj dhe qëndrueshmëria ekonomisë ruse, e dyta, çështja e tretë ka të bëjë edhe me një lloj ndikimi të forcave politike venezuelase në Shtetet e Bashkuara. Marco Rubio i cili është nga shteti i Floridës, me simpati, sigurisht ndaj Amerikës qendrore dhe jugore, është Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për zotin Trump, ai tashmë ka propozuar në tavolinë e zotit Trump një plan. Për një pushtim të mundshëm të Venezuelës dhe në një farë mënyre është ndikuar gjithashtu, pra vetë zoti Rubio është ndikuar nga forca politike opozitare të Venezuelës për zhvendosjen dhe për heqjen e Moduros dhe e katërta është çështja e imigracionit, pra mos harrojmë që ka pasur grupe të armatosura jo larg nga këtu ku jam unë sot, venezuelase, të cilët kanë ardhur dhe kanë krijuar goxha zhurmë të fortë në rrethet politike amerikane. Edhe zoti Trump pra e shikon këtë si një cënim të sovranitetit. Këto katër elementa të cilat së bashku kanë krijuar një stuhi të përsosur ku Venezuela është pikërisht në qendër të saj dhe Moduro shikohet si një udhëheqës jo i mbështetur nga populli i vet, të cilit i ka vjedhur votat vitin e kaluar, edhe një shënjestër e lehtë për ta mënjanuar.