'U arrestuan 11 persona për shit-blerje votash', ministri i Brendshëm i RMV: Zgjedhjet ishin të qeta
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, në një konferencë për media, deklaroi se zgjedhjet e sotme u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike. “Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur institucionet funksionojnë, demokracia është në rritje”, tha ai.
Sipas ministrit, gjatë ditës janë denoncuar gjithsej 91 raste në mbarë vendin, shumica e të cilave lidhen me blerjen dhe fotografimin e votës. Nga këto raste, 11 persona janë arrestuar nga policia. Katër prej tyre janë liruar, ndërsa shtatë të tjerët po përballen me procedura të mëtejshme hetimore.
Toshkovski theksoi se institucionet kanë reaguar me efikasitet për çdo rast të raportuar, duke theksuar se transparenca dhe rendi publik ishin prioritete gjatë procesit zgjedhor.