Konsumoi fotoksinë një ditë më parë/ Ndërron jetë 37-vjeçarja në Kuçovë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në fshatin Lumas të Kuçovës.

Një 37-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fotoksinë.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale A.Sh., ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.