VIDEO- Grabitje në ‘zemër’ të Parisit, mbyllet muzeu i Luvrit! Pamjet kur largohen turistët
Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris është mbyllur për publikun këtë të diel, pas një grabitjeje, që u konfirmua edhe nga Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetin X, muzeu njoftoi mbylljen për arsye “të jashtëzakonshme”, pa dhënë fillimisht detaje të mëtejshme. Më pas, Ministrja Dati konfirmoi se bëhet fjalë për një grabitje, duke sqaruar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
“Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe forcat e policisë,” shkroi ajo.
The Louvre Museum is being evacuated pic.twitter.com/ns6PuBVRTf
Pamje dhe video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë panik dhe kaos brenda dhe jashtë muzeut.
Një tjetër video tregon vizitorë duke u larguar me nxitim nga ambientet e brendshme, në atë që një dëshmitar e përshkruan si “panik total”.
Autoritetet franceze ende nuk kanë dhënë detaje rreth sendeve të vjedhura apo mënyrës së grabitjes, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes policisë dhe drejtuesve të muzeut.
PANIQUE TOTALE au Musée du Louvre évacué d’urgence 🤯 Braquage confirmé par Rachida Dati. pic.twitter.com/p2c1Eo5XjT
— Raspoutine (@gregraspoutine) October 19, 2025