Oligarku rus në mërgim: Putini i ka dërguar sinjal Trump se është gati për një marrëveshje me Ukrainën

Oligarku rus në mërgim, Mikhail Khodorkovsky, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin po sinjalizon gatishmërinë për të arritur një marrëveshje për Ukrainën me presidentin amerikan Donald Trump, e cila mund të përfshijë dorëzimin e territoreve ukrainase.

Gjatë një interviste për emisionin “Sunday Morning with Trevor Phillips” nw SkyNews, Khodorkovsky u shpreh:  “Kam përshtypjen se Putini i ka dërguar një sinjal Trump-it se është i gatshëm për një marrëveshje.”

Sipas tij, një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë të gjithë rajonin e Donbasit, përfshirë pjesët që Rusia ende nuk i ka nën kontroll.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një përfitim territorial në lindje të Ukrainës mund të shërbejë si mjet për destabilizimin e pjesës tjetër të vendit, duke rritur pasigurinë dhe tensionet në të gjithë rajonin.