Filipine: Një familje me pesë anëtarë humbi jetën si posojë e stuhisë ‘Fengshen’

Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën ndërsa stuhia tropikale Fengshen përfshiu ishullin filipinas të Luzonit, njoftuan policia dhe zyrtarët lokalë të shpëtimit të dielën, më 19 tetor.

Pesë viktimat, përfshirë një fëmijë dy vjeç dhe një fëmijë njëmbëdhjetë vjeç, u shtypën nga një pemë që ra mbi shtëpinë e tyre në agim, tha zyrtari i policisë Sonny Ombajino për AFP-në në telefon.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Pitogo, rreth 153 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila, ndërsa stuhia përfshiu pjesën jugore të ishullit Luzon gjatë natës nga e shtuna deri të dielën.

Stuhia Fengshen po kalonte Gjirin e Manilës të dielën vonë në mëngjes, me erëra deri në 90 km/orë, sipas shërbimit kombëtar të motit.