Trump mirëpret tenorin e njohur italian në Zyrën Ovale, Andrea Bocelli këndon live për presidentin amerikan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti tenorin e mirënjohur italian Andrea Bocelli, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Mediat njoftojnë se biseda ishte e përzemërt dhe madje gjatë saj Bocelli këndoi edhe një këngë, hitin e njohur botëror ‘Con te partirò’.
Por për nder të Presidentit Amerikan, tenori këndoi versionin anglisht të ‘Time to say goodbye’.