Media zyrtare e Pekinit: Kina mbështet negociatat e reja tregtare me SHBA-në
Kina është në favor të negociatave të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara sa më shpejt të jetë e mundur.
Ky zhvillim vjen në momentin që të dy vendet kërkojnë të shmangin një përshkallëzim të ri të tarifave, raportoi të hënën agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Njoftimi erdhi pas një videokonference midis negociatorit kryesor tregtar të Kinës, zëvendëskryeministrit kinez He Lifeng dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Besant.
Agjencia kineze informon se gjatë këtij takimi pati bisedime “të sinqerta, të thella dhe konstruktive”.