", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/18/auto_Muriqi1760800339.png", "width": 900, "height": 589 } }

VIDEO/ Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, ‘Pirati' barazon Julian Alvarez-in dhe i afrohet Mbappe-së

Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i Mallorca-s dhe një nga emrat më të spikatur të La Ligës.

Këtë të shtunë ‘Pirati’ shënoi një tjetër gol vendimtar për skuadrën e tij, duke realizuar në minutën e 67-të kundër Sevillas dhe duke i dhënë Mallorcas barazimin e e përkohshëm, por që mori me shumë vlerë nga fakti që miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë me Mateo Joseph, duke triumfuar në fund 1-3. Me këtë gol, Muriqi e çoi në 6 numrin e realizimeve në kampionat, duke e renditur veten mes tre golashënuesve më të mirë të La Ligës.

Ai aktualisht ndan të njëjtin numër golash me Julian Alvarezin e Atletico Madridit, ndërsa përpara tij ndodhet vetëm Kylian Mbappe, që ka shënuar 9 herë deri më tani.

Forma e shkëlqyer e Muriqit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve spanjolle dhe tifozëve, të cilët e kanë pagëzuar prej kohësh si “Pirati i Balearëve” për luftën dhe efektivitetin e tij para portës. Sulmuesi prizrenas po tregon se është në kulmin e pjekurisë sportive dhe një shtyllë e fortë për Mallorca-n në këtë sezon të La Ligës.