VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës - Makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në Durrës.
Dyshohet për disa të plagosur, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se janë plagosur disa persona në aksidentin në zonën e Plepave.
Disa kalimtarë kanë ndaluar pranë vendit të aksidentit dhe kanë nxjerrë pasagjerët nga makinat e aksidentuara.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë - Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.