VIDEO/ Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit, Berisha: Është mik i Pojës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, një video të dërguar nga qytetari dixhital, e cila tregon momentin e arrestimit të Aldo alias Elidon Avdyli, i cili u kap dy ditë më parë në një apartament të marrë me qira në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Siç dëgjohet edhe në video, në momentin e arrestimit, Aldo Avdyli përmend emrin e Bujar Deliallisit, i cili mban detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Durrësit. Sipas denoncuesit që ka dërguar pamjet tek Berisha, Deliallisi është mik i ‘Pojës’, e cila është nofka e Xhevdet Troplinit.

Aldo Avdyli akuzohet nga SPAK për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

‘Video dhe mesazh i qytetarit dixhital!

Ky esht arrstim Aldo Avdylit per kte qe flet ky Bujar Deljallisin esht mik i Pojes. Kte vidio e ka shpernda vet Bujari’, shkruan Berisha krahas videos.