Lewandowski drejt largimit nga Barcelona, Atletico Madrid gati të ndërhyjë

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt. Kontrata e sulmuesit polak përfundon në qershor të vitit 2026, por deri tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete për rinovim.

Sipas ekspertit të merkatos së Sky Sport DE, Florian Plettenberg, në marrëveshjen aktuale nuk ekziston asnjë klauzolë automatike për zgjatjen e kontratës, dhe, për momentin, rinovimi duket një mundësi e pamundur.

Megjithëse 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Bayernit ndien se mund të bëjë ende diferencën në nivelet më të larta dhe po përpiqet të sigurojë një kontratë të re me klubin katalanas. Por, nëse Barcelona nuk do të pranojë ta mbajë, Atletico Madrid është gati të shfrytëzojë situatën.

Klubi i Diego Simeones raportohet se ka shprehur interes të fortë për Lewandowskin, i cili mund të bëhet një nga emrat më të bujshëm të merkatos së verës 2026.

Zgjidhja për të ardhmen e ‘bomberit’ polak pritet të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa Barcelona duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me një nga golashënuesit më të mëdhenj të dekadës së fundit apo do t’i japë fund aventurës së tij në “Camp Nou”.