Zhvillime të reja në operacionin ‘URA’, sekuestrohet një vilë në Bari dhe 100 mijë euro kesh

 

Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me urdhër të Prokurorisë Antimafia të Rajonit (DDA), ka ekzekutuar një urdhër sekuestrimi parandalues të lëshuar nga Gjykata e Barit, në kuadër të hetimeve të gjerë të njohura si ‘Operacioni URA’, i përfunduar në maj të këtij viti.

Vendimi është zbatuar ndaj një shtetasi italian që ndodhet aktualisht në burgun e Barit dhe përfshin sekuestrimin e një vile luksoze në zonën e Torre a Mare dhe të shumës prej 100 mijë eurosh në para të gatshme.

Sipas hetimeve paraprake, këto pasuri dyshohen të jenë të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Pulias.

Operacioni ‘URA’, i zhvilluar më 21 maj 2025, kishte përfshirë 52 persona në Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Hetimi, i realizuar në bashkëpunim me SPAK-un në Tiranë, kishte çuar më herët në sekuestrimin e pasurive të shumta, lëvizshme dhe të paluajtshme, në të dy vendet, me një vlerë prej disa milionë eurosh.

Ky sekuestrim i fundit përbën një hap të ri në përpjekjet e autoriteteve italiane dhe shqiptare për të çmontuar rrjetet kriminale që merreshin me trafikun e kokainës dhe heroinës drejt rajonit të Pulias.