EMRI/ Vrau veten në poligonin tek ‘Air Albania’, ja kush është viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në poligonin e qitjes në Tiranë, në zonën tek stadiumi ‘Air Albania’.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Bledi Hasanmemi.

Nga verifikimet paraprake, viktima ishte regjistruar si klient në poligon.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të mësuar më shumë rreth rrethanave të ngjarjes.