Pamje ekskluzive: Bombë artizanale poshtë makinës së Sigfrido Ranuccit. Gazetarë dhe figura të njohura në protestë

Nga Alba Kepi

Disa orë pas atentatit mafioz ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, figura të njohura dhe gazetarë janë mbledhur për një protestë solidarizuese përpara shtëpisë së tij.

Gazetarja e Syri TV, Alba Kepi, ka sjellë pamjet ekskluzive nga ngjarja, duke treguar qytetarë dhe personalitete të botës së medias që shprehin mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Ranuccit, i cili ra pre e një sulmi të rëndë gjatë natës.

Ndër figurat e rëndësishme ishte edhe ish kryeministri italian Giuseppe Conte i cili mbajti gjithashtu edhe nje deklaratë për mediat.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, në jug të Romës, ku një mjet shpërthyes ishte vendosur nën makinën e gazetarit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërsa 20 minuta para shpërthimit pranë makinës kishte parkuar vajza e Ranuccit. Bomba, e përgatitur në mënyrë artizanale, ishte mjaft e fuqishme dhe mund të kishte shkaktuar viktima.

Pas ngjarjes, Ranucci kaloi natën dhe mëngjesin pranë departamentit italian të antimafias, ndërsa mbështetja e shoqërisë civile dhe mediave u shpreh përmes kësaj proteste, duke kërkuar drejtësi dhe siguri për gazetarin investigativ.