Mbi 500 milionë lekë dëm ekonomik në Bashkinë e Vlorës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm ekonomik prej 500 milionë lekësh të vjetra vetëm brenda vetë strukturës së Bashkisë Vlorë.

Kjo shumë nuk përfshin institucionet në varësi të saj, ku sipas burimeve, dëmi pritet të jetë edhe më i lartë.

Nga auditimi i kryer, 12 persona janë ngarkuar me përgjegjësi financiare, si pasojë e shkeljeve dhe parregullsive të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit nga KLSH.

Në raport janë evidentuar aktivite të parealizuara, mungesë dokumentacioni justifikues, pabarazi dhe favorizime në tendera, si dhe raste të mitmarrjes aktive dhe pasive.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se për këta persona do të nisin hetimet, për të verifikuar përgjegjësinë ligjore dhe shkallën e përfshirjes në dëmin ekonomik të evidentuar.