Eliminatoret e Botërorit/ Kombëtaret e zonës evropiane që janë eliminuar zyrtarisht

Përfaqësueset e Europës do të kthehen në nëntor, për të vijuar me rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Nëse për disa kanë mbetur edhe shanse minimale për kualifikimin, ka ekipe të tjera që i kanë humbur të gjitha shpresat matematikisht tashmë.

Dy prej 14 përfaqësueseve janë pjesë e Grupit K ku bën pjesë Shqipëria.

Bëhet fjalë për Letoninë dhe Andorrën, që tashmë vetëm mund t’i prishin punë Shqipërisë dhe Serbisë.

Greqia është eliminuar duke humbur përfundimisht mundësinë e Botërorit 2026. Bashkë me të edhe fqinjët e Malit të Zi. Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Qipro, Estonia, Lituania, Malta, Gjibraltari dhe Lihtenshtejni mbylli listën e 14 skuadrave.