Dedaj: Mungesa e demokracisë dhe dominimi i kryeministrit po cenon republikën
Gazetari Reldar Dedaj, nga studia e “Kafe Shqeto”, tha se situata aktuale politike në vend paraqet një rrezik të qartë për republikën.
Sipas tij, pavarësia e pushteteve është e cenuar dhe pushteti ekzekutiv ka një dominim të tillë që çdo pushtet tjetër i është nënshtruar.
"Unë e kam deklaruar edhe në studion tuaj, radhën e kaluar, që këtu kemi një rrezik të republikës. Kur flasim për rrezik të republikës, do të thotë se pavarësia e pushteteve nuk ekziston, është një individ i cili merr organizmat e kontrollit dhe të politikave në vend duke vepruar sipas egos dhe arsyeve që ka"- u shpreh gazetari.
Dedaj theksoi se mungesa e demokracisë ka krijuar një sistem ku vendimmarrja orientohet nga një individ i vetëm, duke cenuar konkurrencën, meritokracinë dhe zhvillimin e vendit.
Ai gjithashtu komentoi vendimin e djeshëm të GJK, duke e cilësuar si të dyshimtë dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin organik.
Reldar Dedaj:
"Unë e kam deklaruar edhe në studion tuaj, radhën e kaluar, që këtu kemi një rrezik të republikës. Kur flasim për rrezik të republikës, do të thotë se pavarësia e pushteteve nuk ekziston, është një individ i cili merr organizmat e kontrollit dhe të politikave në vend duke vepruar sipas egos dhe arsyeve që ka.
Ne e kemi ndërtuar të gjithë kritikën ndaj institucionit dhe presidentit të republikës, por harrojmë se thelbësisht e akilit qëndron tjetërkund.
Është realisht pushteti ekzekutiv ku çdo pushtet tjetër i është nënshtruar këtij pushteti dhe oreksi është shumë i madh për ta kontrolluar republikën, dhe nuk flitet për pavarësi, nuk flitet as për demokraci, dhe kjo është gjëja më e rrezikshme.
Demokracia është i vetmi pushtet që mban në lojë konkurrencën, meritokracinë dhe zhvillimin e një vendi.
Në mungesë të demokracisë, gjithçka orientohet sipas mentalitetit që ka kjo klasë drejtuese, veçanërisht një individ, siç është Rama.
Për të ju rikthyer vendimit të djeshëm të GJK… Ishte një vendim i cili lë hije dyshimi shumë të forta, pasi Kushtetuta dhe ligji organik e përcaktojnë qartë që mandati i anëtarit të GJK është 9-vjeçar.
Ai që bëjnë këtë “parim i ripërtëritjes” është konsumuar nga dispozita kalimtare. Për reformën e vitit 2016, GJK kishte nevojë për të plotësuar trupën e saj, edhe ndodhi atëherë ajo kriza e famshme.
Faza duhet të shihet nga 2017-2020 dhe nuk flitet më për fazën e ripërtëritjes këtu, por kemi direkt çështjen e mandatit të anëtarit të GJ, që është një mandat i pacënuar.
GJK nuk mund të marrë vendim për tu rregulluar, pasi ligji dhe Kushtetuta e përcaktojnë qartë".