Përplasje me armë zjarri në Durrës, 2 të rinj në spital

Një sherr mes tre personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen nr. 15 të Durrësit pranë një pike karburanti.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka pas një armë zjarri me vete dhe ka goditur me tytën e saj.

Shërbime të policisë që kanë qenë në zonë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e tyre.