Zelensky: Moska po përpiqet të rifillojë dialogun për shkak të kërcënimit me raketa Tomahawk
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur sot në Uashington, ku pritet të zhvillojë një takim vendimtar me Donald Trump ditën e nesërme.
Në një postim në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Zelensky shkruan se Moska po nxiton të rinisë dialogun sapo dëgjoi për raketat Tomahawk, një sinjal se presioni ushtarak po jep efekte.
Duke iu referuar takimit të pritshëm me Trumpin, ai shprehet optimist se “momenti për të ndalur terrorin dhe luftën”, i cili ka funksionuar më herët në Lindjen e Mesme, mund të ndihmojë për t’i dhënë fund edhe luftës në Ukrainë.
“Putini sigurisht nuk është më trim se Hamasi apo çdo terrorist tjetër,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se “gjuha e forcës dhe drejtësisë” do të ketë efekt edhe ndaj Rusisë.