Protesta për UÇK/ Manxhuka: E nevojshme të theksohet që ata që e mbështeten dhe krijuan, sot janë kundër Gjykatës Speciale

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit pas iniciativës për një miting në mbështetje të UÇK në Tiranë dhe përplasjen në distancë në mes të Albin Kurtit dhe Edi Ramës për ketë protestë.

Arlind Manxhuka: Protesta është e mirëseardhur. Dhe ne që ne krye të herës në komunikatën tonë të djeshme e kemi  shprehur këtë, kemi shprehur mbështetje të plotë për të gjithë qytetarët që protestojnë dhe kërkojnë drejtësi për  ish krerët e UÇK- së në Tiranë dhe kudo. Por i kemi thënë gjithashtu edhe një kontekst politik themelimit të Gjykatës Speciale sepse është e nevojshme në secilin reagim të jepet edhe një kontekst politik mbi çështjen, aq më shumë që tani po protestohet edhe në Shqipëri  në një vend të dytë dmth. Dhe në kuadër të saj ne kemi konsideruar që është e nevojshme të theksohet edhe mënyra se si është themeluar sepse jemi 10 vite pas.

Dhe 10 vitë pas shumë prej aktorëve politke në Kosovë dhe në Shqipëri që në atë kohë kanë bërë kundërshtim të ashpër ndaj kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e Gjykatës Speciale, sot janë përafruar ose kanë ardhur ne pozicionet tona. Dhe meqesë është kështu 10 vite pas është me rëndësi të rikonsiderohet të ridiskutohet themelimi i Gjykatës Speciale, dhe për ecjen tonë të sinqertë përpara siç kemi theksuar edhe në komunikatë është e nevojshme që ata aktorë politike që sot kanë ndryshuar qëndrimin dhe mirë qe e kanë ndërruar, të kenë një minimum pendese në relacion me demet që ata i kanë shkaktuar Kosovës, në kohën ose kur e kanë sjellë Gjykatën Speciale ose kur e kanë ngritur dorën për ta votuar Gjykatën Speciale, ose kur kanë ardhur ne Kosovë për të lobuar për të insistuar për themelimin e kësaj Gjykate.

Krejt kjo ka qenë çfarë kemi reaguar. Mirëpo duhet theksuar që në krye të herës që lëvizja Vetëvendosje mban qëndrimin e njëjtë, atë që kishte në vitin 2015 në kohen kur po themelohej Gjykata, dhe të njëtëin e ka edhe në vitin 2025, tash kur po protestohet kundër Gjykatës Speciale. Mirëpo duke bërë një ndarje të qartë me ata që tashmë kanë levizur nga pozicionet. Dhe është edhe e nevojshme edhe e sinqrtë kur të ketë një diskutim tash 10 vjet më pas, për të gjithë ata që kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre e janë praktikisht në pozicionet që praktikisht Vetëvendosja ka paralajmëruar para 10 vitesh.

Cim Peka: Ju keni votuar kundër Gjykatës Speciale. Keni qene kundër atëherë e jeni edhe sot. Ndërkohë që parti që e kanë votuar dhe e kanë krijuar tashmë po organizojnë protesta kundër Gjykatës Speciale. Duke qene se ju keni qenë të vetmit kundra atëherë, dhe faktorë politike thërrasin protesta kundër Gjykatës. Pse nuk i bashkoheni këtyre protestave, nuk është ndryshim qëndrimi, është konsistencë?

Arlind Manxhuka: Fakti që ne bëjmë thirrje dhe mbështesim protestën, tashme kjo është pjesa kryesore e qëndrimit tonë karshi protestës, ne nuk jemi pozicionuar asnjëherë kundër protestës. Ajo çka ne e kemi konsideruar është që kemi kritikuar këta aktorë që ende nuk e kanë asnjë lloj relacioni pendese me aktet dhe veprimet e tyre. Ose kur ne i kemi vënë në pah, kontradiktat që ata i kanë, ose edhe aq më tepër kur ne nuk i kemi ngacmuar në relacion me qëndrimet e tyre të ndryshuara, por ata kanë kaluar në një nivel krejt tjetër, tashmë duke kaluar në ofensivë dhe duke kritikuar vetëvendosjen se gjoja tashmë është pro Gjykatës Speciale....pra për një pozicion që nuk e ka...